Nëna e 3-vjeçarit të rrëmbyer nga gjyshja, në një lidhje telefonike në emisionin Me zemër të Hapur të drejtuar nga moderatorja Evis Ahmeti në News 24, ka treguar më shumë detaje për ngjarjen.
Nëna e vogëlushit tha se vjehrra kishte plan për ta rrëmbyer 3-vjeçarin. Sipas saj, njerëzit e burrit, që kishte ndërruar jetë nuk e linin të dilte nga shtëpia.
“Vjehrra më ka thënë që në fillim që kam plan që të ta marrë djalin. Më ka thënë se do ta zgjidhim vetëm me Kanun. Unë e kam respektuar. Pasi ka vdekur Avniu, u prishën raportet mes nesh sepse nuk donte të më linte të ikja.
Pas vdekjes së bashkëshortit tim, nipi flinte me gjyshen, sepse isha në punë. Nuk është e vërtetë fare që kam dashur të martohem. Unë iu kam thënë të gjithëve se nuk dua të dal asnjëherë jashtë shtetit, janë fjalë që nuk dua t’i dëgjoj, pasi nuk janë të vërteta”, u shpreh nëna e 3-vjeçarit.
(Arena e Lajmit)