“Ekspertët duhet të bien dakord për planin”, Vokshi ‘përplaset’ me Ndrecën: Çfarë halli keni, pse fshiheni? Të lexohen të dyja…

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi Albana Vokshi u “përplas” verbalisht me deputetin e PS-së, Plarent Ndreca.

Vokshi tha se duhet që të lexohen të dyja planet e të dyja palëve dhe të vendoset deri të enjten një plan i përbashkët. Ndërsa, Ndreca nënvizoi se ekspertët duhet të bien dakord për planin.

Albana Vokshi: Ju zoti Ndreca po dëshmoni se doni ta bllokoni këtë Komision.

Plarent Ndreca: Ne bëjmë plan hetimor. Ja ku është kalendari. Ky është kalendari i punës të Planit Hetimor. Ka plan Hetimor të Komisionit, Komisionet e përhershme kanë plane pune.

Albana Vokshi: Ju e lexoni ligjin siç doni vetë. Do të njihet publiku me planin. Çfarë halli keni, pse po fshiheni? Të lexohet plani ynë dhe juaji dhe të enjten të diskutohen të dyja palët. Kërkesat janë dakordësuar.

Plarent Ndreca: Fryma e ligjit konsideron se ekspertët bien dakord për një plan hetimor. Ne nuk kemi publikuar planin hetimor në respekt të punës së ekspertëve. Ekspertët duhet të bien dakord për planin. Të lexohen planet dhe pas 1 apo disa ditësh thjesht të votojmë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Ekspertët duhet të bien dakord për planin”, Vokshi ‘përplaset’ me Ndrecën: Çfarë halli keni, pse fshiheni? Të lexohen të dyja…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook