Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me kryeministrin kroat, Andrej Plenković.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Hasani thekson se shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian.
MESAZHI I HASANIT
E fillova vizitën time zyrtare në Kroaci me një takim të shkëlqyer me Kryeministrin Andrej Plenković.
Shpreha mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian.
Ne presim bashkëpunimin me qeverinë kroate në të njëjtën frymë partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.