Ndeshja ndërmjet Interit dhe Torinos, e vlefshme për ndeshjen e 34-të të Serisë A, e planifikuar fillimisht të luhet të shtunën në orën 15:00, është zhvendosur për të dielën e 28 prillit në orën 12:30. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Ligës, nëpërmjet një njoftimi.
“Duke pasur parasysh kërkesën e Prefektit të Milanos, datë 23 Prill 2023, nr. protokolli 0135516, ne komunikojmë ndryshimin e orarit dhe ditës së një ndeshje” – Shkruhet në publikim. Kujtojmë që gjithçka ka lindur pas një kërkese të Interit, me klubin zikaltër që tashmë është shpallur kampione në Serie A dhe ka ftuar tifozët për festën.
(J.S/)