“Libri miku më i mirë”, Meta: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt veseve dhe kafeneve, duke zbrazur bibliotekat e libraritë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se libri është miku më i mirë i njeriut.

Meta shprehet se Rilindja në mënyrë tragjike ka orientuar të rinjtë drejt veseve dhe kafeneve, duke zbrazur kështu bibliotekat e libraritë.

Postimi i kryetarit të PL, Ilir Meta:

Libri është dashuri e madhe e të gjitha kohërave dhe padyshim miku më i mirë.

Është tragjike që “Rilindja” në këto vite i ka orientuar të rinjtë drejt veseve dhe kafeneve, duke zbrazur bibliotekat, libraritë dhe duke i dëbuar nga Shqipëria.

Megjithatë kurrë nuk është vonë t’u kujtojmë fëmijëve dhe të rinjve se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit i ftoj të gjithë të rinjtë të rikthehen fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe realizimin e ëndrrave në Atdheun e tyre, që me objektivin tonë madhor do të ketë 4 milion shqiptarë plus.

Partia e Lirisë ka një plan konkret për të mbështetur shtëpitë botuese dhe të gjithë krijuesit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Libri miku më i mirë”, Meta: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt veseve dhe kafeneve, duke zbrazur bibliotekat e libraritë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook