Projektligji për abortin dhe riprodhimin invitro, Shehu: Po degradohet biologjia dhe po përdhosen vlerat!

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, i cili është ende në fazën e konsultimit.

Shehu u shpreh se projektligji i hap rrugë “uterusit me qera” dhe abortit mbi 12 javë dhe tregon se në çfarë niveli mund të degradohet biologjia.

Reagimi i plotë:

Uterusi eshte organ biologjik e jo kasaforte bankare!
Fetusi, Femija e Nena nuk jane objekte, por qenie njerezore!
Projekt ligji per “Shendetin riprodhues e fertilizimin e asistuar“, duke i hapur rruge “uterusit me qera” dhe abortit mbi 12 jave, tregon se deri ne cfare niveli mund te degradohet biologjia, per…..
Deri ne cfare pike perdhosin vlerat, Jeten per «30 aspra» mafiozesh, duke shkaterruar konceptin sublim te Nenes e arritur deri ne vrasje te Jetes.
Sepse Jeta fillon brenda uteruesit, Fetusi eshte Jete.
Nje Jete ajo e lidhur ngushte me Nenen, qe e mban ne Uterus nepermejt shume qarkullimeve, lengjeve, mediatoreve etj etj, shume per te cilat dime pak akoma.
Por nje gje eshte e qarte, qe fetusi e nena komunikojne, lidhja e tyre eshte reale.
Femija qe ne muajin e trete te gravidances, pra ne 12 javesh fillon dialogun sensorial me Nenen, duke u bere femije e asaj Nene, pavaresisht nga genetika.
Fetusi fillon te njohe zerin e Nenes, emocionohet realisht prej tij , duke e reflektuar kete me shpeshtesine e rahjeve kardiake, levizjet etj.
Krijon shijet sipas modelit te Nenes nepermjet lengut amniotik, njeh aromen e saj.
Sistemi imunitar i Fetusit pasurohet gjate gravidances ne lidhje me Nenen.
Nga muaji i 6 i shtatzanise Fetusi merr pjese aktive ne jeten e Nenes, duke u krijuar nje lidhje e forte, qe vazhdon e pas lindjes.
Pika e kontaktit te Fetusit me ambjentin eshte Nena, ajo qe mban ne bark, asaj i ipet e duhet t’i ipet ne krah Femija mbas lindjes.
Ndarja, qe kerkon te beje ky projet ligj kriminalo-mafioz mbas lindjes nepermjet “uterusit me qera”, pervec shume problemeve shendetesore te Femijes, mund te behet shkak edhe per cregullime te thella psikiatrike e psikologjike te atij e Nenes.
Ndersa ligjerimi i abortit jo mjekesor edhe mbas 14 jave te shtatzenise te ben vrases.
Dhe i gjithe ky ligj paraqitet per keta dy elemente kriminale, per te cilen shqiptaret nuk kane asnje nevoje e nuk kane shprehur asnje sensibilitet.
Kjo nuk behet per hir te shendetit, por per shkak te perfitimeve mafioze.
Sepse ky ligj synon ta ktheje Shqiperine nje Ferme fetusesh te prodhuara nga uteruse me pagese.
E pse jo dhe ne nje “thertore” fetusesh me tipare te qarta jetesore.
Te menaxhuara keto per fitime nga grupet mafioze, vendase e te huaja.

Arena e Lajmit

Projektligji për abortin dhe riprodhimin invitro, Shehu: Po degradohet biologjia dhe po përdhosen vlerat!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook