Promovohet në Elbasan “Fletë nga jeta ime”, libri me kujtime i Dhimitër Shuteriqit

Në kuadër të ditës botërore të librit dhe të drejtës së autorit, biblioteka publike “Qemal Baholli”,  në Elbasan ka hapur dyert për të promovuar librin “Fletë nga jeta ime” e autorit Dhimitër Shuteriqi.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanëeb se në këtë event, kanë marrë pjesë shkrimtarë, intelektualë të qytetit, dashamirës të librit, të afërm të autorit, si edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Ermira Urupi.

Në promovim është bashkëbiseduar për kujtimet e Shuteriqit, ku u vu në dukje fakti se në “Fletë nga jeta ime”, autori reflekton duke na paraqitur disa nga momentet personale të jetës së tij, dashuria për njerëzit dhe vendin e tij, e cila herë – herë përzihet me trishtim dhe zhgënjim.

Dhimitër Shuteriqi është një personalitet i shquar i historisë letrare e kulturore.

“Fletë nga jeta ime”, një libër me kujtime i autorit plot dashuri për vendin e tij dhe njerëzit, ku lexuesi mund të qeshë, të reflektojë, takon njerëz të famshëm e të thjeshtë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Promovohet në Elbasan “Fletë nga jeta ime”, libri me kujtime i Dhimitër Shuteriqit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook