Tirana tenton përmbysjen ndaj Kukësit, klubi do ndihmën e tifozëve

Tirana-Kukësi ishte plan ifikuar që të luhej në orën 15:00 të së mërkurës, por tanimë, sfida është vendosur përfundimisht që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00, paralelisht me duelin tjetër gjysmëfinal.

Ka qenë klubi bardheblu dhe FSHF që kanë konfirmuar një fakt të tillë. Tirana luan gjithë sezonin në dy ndeshjet e radhës, teksa të dielën ka edhe derbin me Partizanin. Mesjava rezervon përballjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Kukësin, në një ndeshje ku bardheblutë duhet patjetër të fitojnë minimalisht me një diferencë me dy gola. Tirana do tentojë që të zhvlerësojë humbjen 2-0 të pësuar në “Kukës Arena” dy javë më parë.

Ndonëse nuk do të jetë një mision i lehtë, duke parë që verilindorët nën drejtimin e Bledar Devollit kanë një tjetër fytyrë. Tirana vjen e plotë në sfidën e Kupës, ndërkohë në këtë moment që flasim, bardheblutë janë në formën e tyre më të mirë. Skuadra nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar. Tri ndeshje rresht ka Tirana që nuk pëson gol në kampionat.

Një shenjë e mirë, duke pasur parasysh që bardheblutë kanë pësuar deri tani 46 gola. Tirana gjithashtu ka marrë fitoren e dytë rresht pas 3 muajsh. Ndërkohë, dje klubi ka nxjerrë në treg edhe biletat, teksa është vënë re një ulje e çmimeve. Gjithçka nis nga 3 mijë lekë të vjetra në sektorët anësorë të stadiumit “Air Albania”.

Arena e Lajmit

Tirana tenton përmbysjen ndaj Kukësit, klubi do ndihmën e tifozëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook