Vjen firma, Ernest Gjoka zyrtarizohet si trajner i skuadrës shqiptare

Ernest Gjoka është trajneri i ri i Shkupit. Lajmi është dhënë nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

” Skuadra jonë pas rezultateve të dobëta të Mlladen Zhizhoviçi, detyrën e trajnerit i ka besuar trajnerit të njohur Ernest Gjoka nga Shqipëria. Gjoka, i cili ka përvojë të madhe si trajner, në futbollin shqiptar ka drejtuar ekipet si Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Kamza, Apolonia, dhe Tomori. Ai gjithashtu ka një përvojë të suksesshme edhe në vendin tonë, pasi nën drejtimin e tij ekipi i Shkëndijës arriti titullin kampion në sezonin 2020/2021″ – Shkruan klubi.

“Jam i kënaqur që kam ardhur në një skuadër siç është Shkupi, një skuadër që është ndërtuar për të dalë kampion, një skuadër elitare e futbollit të Maqedonisë. Sigurisht se jam i lumtur që jam bashkuar me ta, kështu që mendoj dhe shpresoj që së bashku të gjithë, që këto pesë finale ti kthejmë në favorin tonë, pse jo të kërkojmë titullin kampion për atë që edhe është ndërtuar kjo skuadër”- Tha Gjoka pas firmës.

Kontrata e Gjokës me FC Shkupi përfshin pesë ndeshjet e fundit të këtij sezoni, si dhe gjithë sezonin e ardhshëm, me mundësi për vazhdim të kontratës për një vit tjetër. Pas prezantimit zyrtar, trajneri Gjoka u takua me stafin e tij dhe futbollistët, duke filluar menjëherë seancat e para stërvitore për të filluar përgatitjet për sfidat e ardhshme.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Vjen firma, Ernest Gjoka zyrtarizohet si trajner i skuadrës shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook