Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu dha mendimin e tij pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë nga Kukësi.
“Jam i zhgënjyer për eliminimin se krijuam volum loje. Kishim gjithë kohës topin. Kukësi u mbrojt mirë, nuk arritëm të shënonim golin e dytë që mund të na lironte më shumë. Tani të shohim përpara se kemi kampionatin tashmë.
Ne u munduam gjatë gjithë kohës të shënonim golin e dytë, por presioni i rezultatit… Duhej të ishim më të qetë në momentet vendimtare kur ishim në zonë për të shënuar. Ky ishte ngërçi që nuk arritëm të shënonim edhe golin e dytë.
Përveçse shënimit të golit të dytë që duhet të ishim më të qetë, nuk kam ndonjë peng se bëmë ndeshje të mirë. Duhet të shohim para”, – tha ai,