“Të gjitha burgjet ishin të mbipopulluara”, Drejtori i Policisë së Burgjeve: Shteti po përpiqet të riintegrojë njerëzit në shoqëri…

Drejtori i Policisë së Burgjeve Paulin Rajta, në një prononcim për mediat, foli për amnistinë penale nga Burgu i Reçit.

Rajta theksoi se një nga arsyet e amnistisë ishte edhe fakti që burgjet ishin të mbipopulluara. Sipas tij, kjo është përpjekje e shtetit që njerëzit e dënuar të riintegrohen në shoqëri.

Paulin Rajta: Sapo ka nisur zbatimi i amnistisë. Në këtë burg përfitojnë rreth 140 persona, që do të lirohen sot. Amnistia është përpjekje e shtetit për të rehabilituar ata njerëz, për t’i riintegruar në shoqëri, personat që dalin nga qelitë. Merret parasysh edhe sjellja e shumë të burgosurve, që bëhen pjesë e amnistisë. Pjesë e amnistisë janë vetëm ata persona që nuk përbëjnë rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Amnistia zgjidh edhe probleme të mbipopullimit të burgjeve. Kjo bën që burgu të jetë më funksional, të burgosurit që mbeten të mund të kenë më tepër hapësirë. Edhe policia e burgjeve lirohet disi, pasi është punë e vështirë dhe me ngarkesë kur ka mbipopullim. Të gjitha burgjet ishin të mbipopulluara dhe një nga shkaqet e amnistisë ishte mbipopullimi.

 

(balkanweb)

Arena e Lajmit

“Të gjitha burgjet ishin të mbipopulluara”, Drejtori i Policisë së Burgjeve: Shteti po përpiqet të riintegrojë njerëzit në shoqëri…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook