Zhdukja e 10-vjeçarit Julian Çela, “Në Shënjestër” zbardh për herë të parë dëshminë e atyre që e takuan për herë të fundit: Dy persona e thirrën dhe…

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela më shumë se një dekadë më parë. Fëmija ishte në një qendër interneti kur u thirr nga dikush dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Pjesë nga dokumentari:

Të gjitha kërkimet u ndaluan dhe u fokusuan në një qendër interneti në lagjen ku Juliani dhe familja e tij banonin, aty ku shfaqen dhe humbin gjurmët e tij për herë të fundit. Ku për here të parë ‘Në Shënjestër’ do të sjellë të plota dëshmitë e dy personave që u shoqëruan për herë të fundit me Julian Çelën.

“E njoh Julianin prej 4 vitesh, pasi jam shok më vëllain e tij të madh. Hera e fundit që e kam takuar është data 30 nëntor, rreth orës 15:00. Ishim te interneti në Laprakë dhe aty Juliani kishte një flamur shqiptar të vendosur në pjesën e krahut dhe i kërkonte asaj të luante në kompjuter, por duke qenë se nuk kishte vende, Z.V i kërkoi Julianit të priste disa minuta sa të lirohej ndonjë prej tyre. Pas rreth 10 minutash, unë dola nga interneti për të blerë cigare. Në këtë moment kam dëgjuar që Julianin e thirrën nga jashtë internetit. Një zë që i thërriste: ‘O Jul. o Jul’. Pas këtyre thirrjeve Juliani doli nga interneti. Unë e pashë atë me dy bashkëmoshatarë duke u larguar në drejtim të KMY-së. Dy personat nuk i pashë me fytyrë, por njëri prej tyre kishte veshur një bluzë të zezë me kapuç”, ka dëshmuar Erison H.

 Një tjetër dëshmi që u mor nga hetuesit ishte edhe ajo e Gëzim P., i skeduar për vjedhje dhe krime të tjera. Ai pranoi se kishte qenë në shoqërinë e Julianit, porse nuk kishte dijeni për zhdukjen e tij. “Me Julianin jam njohur rreth një muaj e gjysmë më parë tek një pikë interneti afër karburantit te ‘Kupola’. Pas atij momenti jemi takuar dhe herë të tjerë në Laprakë të interneti i Z.V dhe tek bilardo afër shkollës ‘28 Nëntori’. Hera e fundit që e kam takuar ka qenë data 30 Nëntor rreth orës 16.30-17:00 sipër karburantit me Kupolë  në rrugën ‘Pandi Dardha’. Të dy së bashku shkuam tek bilardo ku luajtëm 6 orë. Rreth orës 19:30-20:00 dolëm dhe u nisëm në këmbë në drejtim të shtëpisë së Julianit. Pranë Drejtorisë së Doganave u ndamë. Juliani më tha që po shkonte në shtëpi. Unë mora autobusin e Tiranës se Re dhe zbrita te Fabrika e Miellit. Aty ku shkova në banesën time. Të nesërmen me shoqëroi policia dhe aty mësova për largimin e Julianit nga banesa. Nuk kam asnjë dijeni për ndonjë problem të mundshëm apo pakënaqësi që mund të kishte Juliani”, ka deklaruar Gëzim P. Gjithçka që pasoi ishin ditë të tmerrshme për familjen, e cila edhe sot shpreson të mësojë për fatin e Julianit.

Teksa policia kërkonte me shpresën për të gjetur Julianin, pati mes atyre që thanë se e kishin parë të miturin edhe në ditët në vazhdim, siç ishte edhe ky shitës në një furrë buke. “Më datë 2 dhjetor 2012 rreth orës 23,00 në furrën e bukës ku punoj, pranë Stacionit të Trenit erdhi një djalë rreth moshës 10-11 vjeç i veshur me triko të zezë me kapuç në kokë, i cili më kërkoi dy simite. Pasi pagoi u largua. Tre apo 4 ditë pas këtij momenti, erdhën disa punonjës policie të cilët më treguan foton e djalit që kishte humbur. U kujtova që personi në foto ishte i njëjti që i shërbeva pak ditë më parë”, ka dëshmuar një shitës.

 Një nga pistat kryesore ku grupi hetues u ndal në zhdukjen e Julianit, ishte detyra që babai i tij, Skënder Çela po mbulonte në Drejtorinë Kundër Terrorit në Shërbimin Informativ si edhe dosjet që ai kishte kaluar apo kishte në duar. Një pistë që lidhej me rolin që kjo drejtori kishte në çështje të rëndësishme të nivelit të lartë që kishin të bënin me sigurinë kombëtare. Por ajo që e vështirësonte edhe më shumë hetimin e kësaj ngjarje, ishte se Skënder Çela, babai i Julianit tashmë të zhdukur, tha për grupin hetues se nuk kishte marrë asnjë kërcënim nga asnjë individ, apo organizatë kriminale. Pavarësisht dosjeve shumë të rëndësishme që ai kishte kaluar kohë pas kohe në duar. Një rebus që e bënte edhe më të koklavitur zgjidhjen e fijeve që mund të çonin drejt autorëve të mundshëm të kësaj ngjarje.

Arena e Lajmit

Zhdukja e 10-vjeçarit Julian Çela, “Në Shënjestër” zbardh për herë të parë dëshminë e atyre që e takuan për herë të fundit: Dy persona e thirrën dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook