Si një legjendë zikaltër, titullin e ka shijuar shumë edhe Bepe Bergomi. Në një lidhje për rrjetin “SKY”, ish-kapiteni i Interit ka folur për skuadrën e sivjetshme dhe të gjitha vështirësitë që ajo kaloi për t’u shpalluar kampione e Italisë.
“Interi këtë vit është sulmuar në shumë fronte, por klubi ka mbetur gjithmonë kompakt dhe nuk është ndikuar nga asgjë. Aftësia e Interit këtë vit ishte për të shkuar përtej gjithë kësaj dhe shumë më tepër mbase. Batutat për ‘Marotta League’, rasti i Açerbit, deri edhe dyshimet për procedurat e regjistrimit janë diskutuar shumë, por drejtuesit punuan pa fjalë dhe rezultati ishte një titull i merituar”, tha ish-mbrojtësi zikaltër.