Dokumentari i RAI3, Zekthi: Nuk sulmon Shqipërinë, por korrupsionin qeveritar, Rama po përpiqet të…

Politologu Fitim Zekthi, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar dokumentarin e publikuar nga RAI3 dhe reagimet e mëvonshme të kryeministrit Edi Rama.

Zekthi u shpreh se kronika e medias italiane nuk sulmon Shqipërinë, por korrupsionin e qeverisë, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë po përpiqet ta kthejë në çështje sikur sulmohet vendi.

Ai e cilësoi këtë sjellje me atë të një lideri autoritar, ndërsa e krahasoi rastin me Gebëlsin, ministrin e propagandës në Gjermaninë naziste, i cili thoshte se gjërat kundër Hitlerit ishin në të vërtetë kundër të ardhmes së Gjermanisë.

Sipas tij Rama ka një problem të madh me këtë rast, pasi “ka dirigjuar vetë gjithë propagandën dhe ka ndërtuar aureolën e një njeriu që merret me gjëra të mëdha”.

“Kronika nuk sulmon Shqipërinë, por korrupsionin e qeverisë shqiptare. Këtë e vendos gjykata. Por që ky ta kthejë në çështje sikur sulmohet Shqipëria, është tipar i një lideri autoritar. Gebëlsi thoshte se gjërat nuk ishin kundër Hitlerit, por kundër ardhmërisë së Gjermanisë. Si kryeministër duhet të jesh transparent.

Në Spanjë dyshohet se gruaja e kryeministrit ka kryer korrupsion. Ai tha se beson se gruaja e tij është e pafajshme dhe ka ngrirë funksionet dhe ka konsideruar të heqë dorë nga pushteti pas lajmit në dy portale, jo televizione kombëtare. Rama ka një problem shumë të madh, e ka dirigjuar gjithë propagandën vetë me dorë duke u marrë me të gjitha. Ka ndërtuar aureolën e një njeriu që merret me gjëra të mëdha dhe se ky nuk merret me korrupsion”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Dokumentari i RAI3, Zekthi: Nuk sulmon Shqipërinë, por korrupsionin qeveritar, Rama po përpiqet të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook