Vijon punimet Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, ku ka përplasje verbale mes anëtarëve socialistë dhe demokratë.
Anëtari Petrit Vasili u shpreh se nënkryetarit të Komisionit, Plarent Ndreca duhet t’i vijë turp, pasi quajti kryetaren e Komisionit dhunuese sistematike. Ndërsa, anëtari i mazhorancës Ilir Metaj deklaroi se opozita është ithtare e teorisë së kaosit.
Petrit Vasili: Nënkryetari i thotë kryetares dhunuese sistematike. I thotë kryetares dhunuese e qenka normale. Ik more.
Ilda Dhori: Kolegët socialistë kanë frikë nga informacioni. Ata duan të bllokojnë informacionet. Ekspertët kanë punën e tyre mbështetëse. Anëtari i Komisionit ka rolin kryesor. Ju po shkelni mbi standardin tuaj. Kolegët socialistë janë në rolin e avokatit. Roli që ka Komisioni Hetimor nuk shkon me rolin e avokaturës që bëjnë deputetët e PS-së. Ata kanë marrë dirigjime për atë që do të thonë në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ju duhet të jeni këtu për informacionin, për transparencën dhe korrektesën.
Ilir Metaj: Këtu dëgjojmë nga ju odise pseudo-argumentesh. Ju doni që produkti final të largohet nga objektivi real. Jeni ithtarë të teorisë së kaosit. Ju nuk jeni këtu për të hetuar, por për të manipuluar.
(Arena e Lajmit)