Reportazhi i RAI-t, juristi Lushnjari: Opozita në Itali mund të kërkojë interpelancë në Kuvend për ndërhyrjet e kryeministrit shqiptar në TV italiane

Juristi Ermir Lushnjari, në një lidhje me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 ka komentuar reportazhin e RAI3 për Shqipërinë.

Lushnjari theksoi se ka dëgjuar që opozita italiane ka kërkuar interpelancë në Kuvend për marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë, por edhe për ndërhyrjet e kryeministrit shqiptar Edi Rama në RAI3.

Ermir Lushnjari: Partitë italiane në opozitë kishin kërkuar interpelancë për ndërhyrjet e Ramës në RAI3, por edhe për marrëveshjen Shqipëri-Itali. Për emigracionin sidomos dhe marrëveshjen është folur së tepërmi në Itali. RAI3 është televizion i rëndësishëm për Italinë.

Reportazhi ndikim më të madh duhet të japë tek klasa politike shqiptare dhe tek administrata publike shqiptare. Shqiptarët e kanë dhënë shembullin e tyre duke jetuar dhe punuar jashtë vendit. Ndërsa në provë është tashmë klasa politike shqiptare. Shqipëria po jep ndihmë të vogël për emigracionin, por ka kosto të madhe.

(Arena e Lajmit) 

Arena e Lajmit

Reportazhi i RAI-t, juristi Lushnjari: Opozita në Itali mund të kërkojë interpelancë në Kuvend për ndërhyrjet e kryeministrit shqiptar në TV italiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook