Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Zhupa: PS kërkon të mbyllë një vjedhje 200 mln euro. Po bëjnë gjithçka që mos hetohen

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në një lidhje me Skype ka komentuar veprimtarinë e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Zhupa theksoi se PS kërkon që të mbyllë një vjedhje galopante prej 200 milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Ajo shtoi se mazhoranca po bën gjithçka që anëtarët e saj mos të hetohen.

Kishim një konferencë për atë që ndodhi dje në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që të bëhen 4 orë diskutime. Mazhoranca kërkon të hetojë që nga viti 2006, ndërkohë që koncesionet e Chek Up-it nuk kanë ekzistuar në atë kohë. PS kërkon t’i vërë kapak një vjedhjeje 200 milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Maxhoranca po bën gjithçka që mos hetohen koncesionet. Ditën e martë do të mblidhemi sërish dhe uroj që deri të martën të jetë anuluar ajo që u vendos në mbledhje, ku mazhoranca vendosi si mos të hetojë afera të rënda”, tha Zhupa.

Më tej, Zhupa komentoi edhe faktin që Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e opozitës për mosdhënien me koncesion të Butrintit. Ajo nënvizoi se GJK nuk dha asnjë argument bindës, duke thënë se për këtë rast do i drejtohet SPAK-ut.

“Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nuk dha asnjë argument që të jetë bindës. GJK nuk u ngrit në nivelin e seriozitetit që i takon. Kushtetuesja gjykoi ndryshe nga UNESCO. GJK duhet t’ju thotë shqiptarëve se përse nuk mori në shqyrtim shkeljen e Kushtetutës nga Elva Margariti. Ne ju kemi thënë se ka edhe shkelje ligjore. GJK nuk shqyrtoi Kartën Europiane të Autonomisë Vendore. Gjykata Kushtetuese tregoi se nuk ka profesionalizmin për të mbrojtur diçka që ka interes kombëtar. Pasi të jetë publikuar vendimmarrja e plotë, ne çështjen do ta dërgojmë në SPAK. E katandisën pasurinë tonë kombëtare në pasuri koncesionare”, deklaroi Zhupa.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Zhupa: PS kërkon të mbyllë një vjedhje 200 mln euro. Po bëjnë gjithçka që mos hetohen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook