Tekniku i Erzenit, Alfred Deliallisi komentoi humbjen 1-0 ndaj Skënderbeut.
“Në Korçë kishim ardhur për të bërë maksimumin. E nisëm lojën duke falur shumë topa, mënyra si e marrim golin, kundërshtari na godet me një gjysmëgoditje dhe shënon. Ne krijojmë raste me Zekën dhe Blazeviçin, por edhe Mihana dhe nuk shënojmë. Ana psikologjike e ekipit ka rënë, dhe kjo ndikon edhe në zhvillimin e ndeshjes pastaj.
Çdo njëri duhet të marri përgjegjësitë e veta, edhe unë i kam përgjegjësitë e mia. Duhet të luajmë futboll dhe të vazhdojmë kampionatin, duhet të bëjmë punën tonë. Deri në ditën e fundit do e bëj këtë gjë me plot seriozitet, deri në momenti që do të jem këtu”,- tha ai.
(J.S/)