Një dhuratë e Vëllait të Madh, një suitë për çiftin Heidi-Romeo shkaktoi debate në shtëpi, teksa në orët e para, Romeo nuk qëndroi me Heidin në suitë. Ai pati një debat me Julin, gjë që u komentua edhe nga banorët e tjerë. Ndërkohë, gjatë ‘prime’ të sotëm, banorët komentuan situatën.
Erjola: Unë nuk e kam përdorur situatën. Më la shije të hidhur, nuk do doja të isha në vend të Heidit. Historia po përsëritet sepse po më duket film i shëmtuar. Një histori që e kam parë përpara, po bën një lojë fiktive me ndjenjat e asaj vajze. Më duket diçka e parë në edicione të kaluara. Historisë së edicionit të parë, mes Donaldit dhe Beatriksës, më duket sikur historia po përsëritet. Nuk e shoh reale sot për sot.
Meritoni: Unë shoh një situatë ku të gjithë po përpiqen të përfitojnë. S’është normale që Egla i thotë Heidit, po të isha unë do kisha dalë. Provokimi i Julit ishte i qëllimshëm.
Graciano: Nuk kam dashur ta përdor kundër çiftit. Shikoj Heidin që ishte e vetmuar dhe jam munduar pa të keq për t’i dhënë sinjalin, për t’i thënë hajde. Po të isha tendencioz nuk çohesha për t’ju bërë mëngjes.
Juli: Provokimet lejohen. Nuk e dija që kjo ishte më e rëndësishme për Romeon… Vazhdoi të nesërmen… Erdhi parashuta dhuratë dhe në këtë moment u kujtua të shkonte të rrinte me Heidin. Është ky përdorues i situatës, u viktimizua. Ka lidhje me tipologjinë e këtij njeriu… Heidi kalkulon në dashuri. Ajo mendon përtej emocionit.