Një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Librazhdit rreth orës 19.00 të kësaj të shtune. Burime nga vendngjarja bënë me dije se nga aksidenti një i ri ka mbetur i plagosur.
Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që solli aksidentin me plagosjen e një të riu.
I riu i plagosur është transportuar për trajtim mjekësor në spitalin e Librazhdit.
(Arena e Lajmit)