Protesta përpara Bashkisë së Tiranës, Mustafaj: Pakënaqësi e qytetarëve ndaj korrupsionit, në Europë bëhen protesta dhe më të dhunshme

Diplomati Besnik Mustafaj, në një intervistë në emisionin Kjo javë me moderatoren Nisida Tufa në News 24 ka komentuar protestën përpara Bashkisë së Tiranës.

Mustafaj tha se protestën e sheh si pakënaqësi të qytetarëve ndaj korrupsionit. Ai shtoi se në Europë bëhen protesta edhe më të dhunshme, duke shtuar se molotovët nuk rrezikuan jetën e policëve.

“Protesta është në stilin e protestave që ka bërë PD gjatë viteve. Është një protestë ku qytetarët treguan zemërim. Molotovët u hodhën në shenjë simboli, nuk u vu në rrezik jeta e ndonjë polici.

Në Europë ndodhin protesta të tilla, madje më të forta. Kush e quan protestën të dhunshme është spekullim. Ata që protestojnë besojnë se do të kenë ndikim mbi SPAK që të nisë hetimet ndaj Veliajt”, deklaroi Mustafaj.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Protesta përpara Bashkisë së Tiranës, Mustafaj: Pakënaqësi e qytetarëve ndaj korrupsionit, në Europë bëhen protesta dhe më të dhunshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook