Liverpool është me një këmbë jashtë garës për titullin, teksa ndaj West Ham nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2. Të besuarit e Moyes ndëshkuan The Reds në minutën e 43-të, me anë të Boëen. Ekipi i Klopp e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, teksa Robertson vendosi ekuilibrat. Një autogol i dhuroi përmbysjen mysafirëve, në të 65-tën.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe dërguan shifrat në 2-2 me Antonion. Deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, pavarësisht përpjekjeve.
Me këtë rezultat, Liverpool e sheh veten në vendin e 3-të me 75 pikë, 1 më pak se City që ka ende 2 ndeshje për të luajtur dhe 2 më pak se Arsenali që ka 1 ndeshje për të zhvilluar. Ëest Ham është i qetë në mesin e tabelës.
(J.S/)