Një sherr masiv ka ndodhur mes 10 të rinjve, shqiptarë dhe rumunë pranë një bari në Itali.
Më pas njëri prej tyre hyri në lokal, nxori armën dhe hapi zjarr, ndërkohë që plumbi kapi edhe një vajzë e cila ishte ulur në një tavoline me miqtë e saj.
Dëshmitarët deklaruan se plumbi ishte destinuar për një të ri me të cilin po debatonte personi që qëlloi, por duke mos goditur shënjestrën u plagos një nga klientët.
Vajza u plagos në këmbë dhe iu nënshtrua një operacioni dhe jeta e saj është jashtë rrezikut.
()