Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 49-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Altin Sali, ka goditur me mjete të forta në kokë një 55-vjeçar.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë autori ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale
Korçë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi A. S., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i ngjarjes, Altin Sali ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.