Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit, Manja: Organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja reagoi pas sulmit me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj, duke kërkuar nga organet ligjzbatuese që të zbardhin ngjarjen.

Reagimi:

Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time! Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë! Sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast!

Arena e Lajmit

Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit, Manja: Organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook