Interi festoi dje titullin kampion në Serie A, ku vëmendja më e madhe ishte te autobusi i hapur. Në një moment, tifozët i ofrojnë Dunzel Dumfries një pankartë, ku shihet holandezi duke mbajtur një qen me zinxhir që kishte fytyrën e Theo Hernandez.
Dumfries nuk hezitoi aspak, u shndërrua në një ultras të vërtetë, duke e valëvitur si flamur. Pikërisht për këtë arsye, Prokuroria e FIGC ka hapur ccështjen dhe me siguri lojtari i kampionëve të ri të Italisë nuk do i shpëtojë gjobës.
Prokuroria e FIGC ka marrë videot e festës së Interit, për të shqyrtuar gjithçka me detaje. Ndaj futbollistit pritet të aktivizohet neni 4 i Kodit të Drejtësisë Sportive, i cili i detyron anëtarët e Serie A për besnikëri, korrektësi dhe ndershmëri.
(J.S/)