Policia në Durrës ka proceduar penalisht dy adoleshentë, pasi kanë goditur me grusht një 52-vjeçar.
Nën hetim janë vendosur një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Ç., 16 vjeç dhe R. T., 17 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin O. H., 52 vjeç.
(Arena e Lajmit)