“Hera e parë që ky proces vishet me hije skandali”, Bardhi te “Ligjet”: Të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës!

Po mbahet mbledhja e Komisionit të Ligjeve.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur në lidhje me atë që ndodhi mbi Shkollën e Magjistraturës.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë.

Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës. Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Të kuptohet se çfarë ka ndodhur.

Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali. Nga70 fitues që u zgjuan në mëngjes, shkoi ne 140 në darkë”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Hera e parë që ky proces vishet me hije skandali”, Bardhi te “Ligjet”: Të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook