“Iu vodhe ekspertëve 2 orë kohë, mbledhja u zgjat përtej arsyes”, Gogu akuzon kryetarin e Komisionit. Salianji: Doni të shfokusoni vëmendjen

Vazhdojnë debatet mes anëtarëve të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS dhe kryetarit, Ervin Salianjit.

Përfaqësuesi i PS-së Toni Gogu tha se kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS Ervin Salianji po humbet kohën me dashje, me qëllim që të mos flasin ekspertët. Ndërsa, Salianji deklaroi se socialistët duan që të shfokusojnë vëmendjen.

Toni Gogu: Ju kryetar ngjasoni me ata personazhët qesharakë, që kur u shpik fotokopja shikonin nëse janë njësoj me origjinalen. Iu vodhe ekspertëve dy orë kohë. Mbledhja u zgjat përtej arsyeve, vetëm për të kënaqur batutat e ditës. Ekspertëve iu kemi marrë kohë, që të nisë plani i hetimeve.

Ekspertët e çmojnë vetë situatën dhe e dinë se çfarë duhet të hetohet. I bie që doni të bëni shou. Hetimet i bën prokuroria. Ju doni të bëheni prokurorë e gjyqtarë, ne jemi thjesht deputetë. Ne duam të pyesim, ju hidhni akuza.

Ervin Salianji: Ju doni të shfokusoni vëmendjen nga përgjigjet që kanë ardhur nga institucionet.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Iu vodhe ekspertëve 2 orë kohë, mbledhja u zgjat përtej arsyes”, Gogu akuzon kryetarin e Komisionit. Salianji: Doni të shfokusoni vëmendjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook