“Një ministreje i është marrë burri peng”, Blushi: Delina Ibrahimaj duhet të jepte dorëheqjen

Duke komentuar plagosjen e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Financave nga ana e bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, sekretari Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ftuar në “Open” në News 24, tha se bashkëshorti i një ministreje është marrë peng, pa dhënë detaje se kush ai.

“Një ministreje i është marrë burri peng. E di gjithë Shqipëria. Tregon inkrimimin e rëndë të këtij shteti nga kjo qeveri që krimin e ka ngritur në sistem. Gjithë strukturën shtetërore e ka ngritur jo vetëm për të konsumuar krimin por edhe për të fshehur krimin siç ishte ky rasti. SPAK-u në vend të japë drejtësi, bëhet palë për të mbuluar ngjarjen. Në çdo vend normal ministrja duhet të jepte dorëheqjen. Në Danimarkë japin dorëheqjen për plagosjen e një dhelpre. Burri i ministres plagos qytetarin dhe ajo vazhdon detyrën”, tha Blushi.

Arena e Lajmit

“Një ministreje i është marrë burri peng”, Blushi: Delina Ibrahimaj duhet të jepte dorëheqjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook