VIDEO/ Gol fantastik nga distanca, Bardhi tregon klasin në Turqi

Enis Bardhi, mesfushori shqiptar, i cili aktivizohet për Maqedoninë e Veriut, ka gjetur rrjetën në fitoren 4-2 të skuadrës së tij Trabzonspor ndaj Gaziantepit në javën e 34-t të Superligës së Turqisë.

28-vjeçari barazoi rezultatin përkohësisht në 2-2, duke shënuar gol në minutën e 65-të. Ndërkohë 3 golat tjerë në fitoren e Trabzonsporit i shënoi Paul Onuaçu.  Kujtojmë se për Enis Bardhin ky ishte goli gjashtë që shënon për Trabzonsporin në këtë sezon në Superligën e Turqisë. Gjithashtu shqiptari ka regjistruar edhe 4 asiste.  

Pas kësaj fitore, Bardhi me Trabzonsporin renditen në pozitën e tretë në renditje me 58 pikë të grumbulluara.  

 

Arena e Lajmit

VIDEO/ Gol fantastik nga distanca, Bardhi tregon klasin në Turqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook