“Bashkëpunëtor, koleg”, Kikia analizon gjuhën e Veliajt ndaj prokurorit: SPAK e karikoi shoqërinë me…

Duke analizuar deklaratat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pasi doli nga SPAK, opinionisti Mentor Kikia i ftuar në “Open” në News 24, tha se ai u përpoq të zhdramatizonte situatën.

“Duke parë gjuhën; bashkëpunëtor, koleg, ishte një përpjekje komunikimi për të zbehur ndarjen mes personit që merret në pyetje dhe oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ka dashur të japë tonet e një komunikimi normal përtej pritshmërive me të cilën u karikua shoqëria.

Për hir të vërtetës një benzinë që i hodhi zjarrin vetë SPAK-u. Marrja në pyetje e kryetarit të bashkisë duhet të ishte gjëja më e rëndomtë pa pasur nevojë për t’u energjizuar kaq shumë media dhe politika, që të atakonte SPAK-un deri në bashkëpunim me bandën e inceneratorëve.

SPAK-u nuk guxon të pyes Veliajn. E gjithë kjo histori mund të ishte tejkaluar në mënyrë normale. Sot nuk ishte lajm çfarë tha Veliaj, por që Veliaj shkoi në SPAK”, tha Kikia.

Arena e Lajmit

“Bashkëpunëtor, koleg”, Kikia analizon gjuhën e Veliajt ndaj prokurorit: SPAK e karikoi shoqërinë me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook