Denver “fshin” Lakers, “fluturojnë” në gjysmëfinale, i bashkohet edhe Oklahoma (VIDEO)

Mbyllen dy seri të tjera të play-off në NBA, me Denver dhe Oklahoma City Thunder që kalojnë më tej në fazën gjysmëfinale duke mundur Lakers dhe New Orleans. Denver triumfoi 108-106 ndaj Lakers në një ndeshje shumë të bukur e vendosur vetëm në sekondat e fundit. Fal këtij triumfi, Denver e dërgoi në 4-1 rezultatin duke “fluturuar” në gjysmëfinale.

Murray ishte protagonisti kryesor për Denver teksa realizoi 32 pikë, ndërsa një rol përcaktues kishin 26 pikët e Porter dhe Jokic me 25 pikë, 20 rimbaund. Nuk vlejnë për asgjë 30 pikët e LeBron James.

Në lindje, Oklahoma vijon ecurinë perfekte duke mposhtur New Orleans 97-89 duke e dërguar në 4-0 serinë e fitoreve. Thunder presin me qetësi fituesit e çiftit Clippers-Mavericks që për momentin janë 2-2.

Shumë pranë kualifikimit është edhe Boston Celtics të cilët mposhtën Miami Heat 102-88 duke e dërguar në 3-1 serinë e fitoreve.

()

Arena e Lajmit

Denver “fshin” Lakers, “fluturojnë” në gjysmëfinale, i bashkohet edhe Oklahoma (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook