Aktori Jul Deda ka debatuar ashpër me Heidi Baçin dhe Romeo Veshaj në shtëpinë e “BBV”.
Konkurrenti i tha Heidit se partneri i saj është fëmijë dhe asaj i duhet një burrë i vërtetë, sepse sipas Julit fëmijët si puna e moderatorit ajo i sjell si të dojë.
“Jul mbaje vendin tënd”- u shpreh banorja, ndërsa Romeo i tha aktorit se është shumë i ulët dhe një burrë pa eksperiencë.
“Çfarë do me thënë burrë pa eksperiencë? Unë dy fëmijë i kam bërë”- iu drejtua Julii acaruar, ndërsa Romeo u shpreh se do ia shpjegojë kur të dalin jashtë.
Pjesë nga debati:
Juli: O Bac të kam thënë që të duhet një burrë ty, jo një kalama. Kalamanin do ta bësh me burrin
Romeo: O zemra kur të dalim jashtë do të jap shpjegim, mos ke frikë
Juli: Kalajmat si puna e tij ti i sjell në maje të gishtit ti
Heidi: Jul mbaje vendin tënd
Juli: Të duhet një burrë jo në një budall si ai. Po e mbaj vendin, por po ta them
Romeo: O burrë i keq, o burrë i ulët. Kurse ty të duket eksperiencë shpirti. Je burrë pa eksperiencë
Juli: Çfarë do me thënë burrë pa eksperiencë? Unë dy fëmijë i kam bërë.
Romeo: Shumë mirë, pse i përmend?
Juli: Ti s’ke eksperiencë more njeri. Ti je një kalama dhe kësaj i duhet një burrë i vërtetë
Heidi: Jo, mbaj vendin
Romeo: Kur të dalim jashtë… Këtu je gabim