Paradoksi tek Egnatia, rrogozhinasit humbasin më shumë në… shtëpi

Disfata kundër Vllaznisë në javën e 33-të të Kategorisë Superiore ka lënë një shije të keqe tek Egnatia.

Skuadra rrogozhinase humbi shansin për të siguruar matematikisht vendin e parë dhe po ashtu nuk arriti të përfitoj në aspektin financiarë. Në rast të një suksesi, i cili do të ishte i 3-ti radhazi në Superiore kundër shkodranëve bardhëjeshilët do të përfitonin premion prej 20 mijë eurosh. Dalja e Arbenit Xhemajlit me karton të kuq në minutën e 11-të, e kushtëzoi jo pak lojën e kryesuesve të Superiores, të cilët u detyruar të dilnin pa pikë në përballjen kundër kuqebluve. Skuadra e Edlir Tetovës pëson humbjen e parë në Arena Egnatia për vitin 2024 ndërkohë Vllaznia hipotekon suksesin e parë në histori e tyre në tokën rrogozhinase.

KOINCIDENCA – Egnatia ka pësuar 4 humbje në 17 takimet e luajtura në fushën e tyre këtë vit kalendarik. Kundër Vllaznisë, Teutës dhe Skënderbeut janë mposhtur minimalit me shifrat 0-1, ndërsa me Tiranën pas daljes me karton të kuq të Aleksit u detyruan të pranonin 5 gola. Emëruesi i përbashkët në të katër humbjet është fakti se rrogozhinasit humbasin pa shënuar në portën kundërshtare. Deri në këto 33 javë kampionat rrogozhinasit kanë regjistruar 31 pikë në “Arena Egnatia” dhe 29 pikë në transfertë. Gati-gati një ekuilibër, duke treguar se për ekipin bardhëjeshil nuk ka rëndësi shumë fusha ku luan për të hipotekuar pikë.

KALENDARI FERRI – Kalendari është i tmerrshëm për Egantian në 3 takimet e mbetura të sezonit të rregullt në Superiore. Në javën e 34-rt, rrogozhinasit do të udhëtojnë drejtë “Niko Dovanës” për t’u përballur me Teutën. Durrsakët kanë rezultuar “macja e zezë” për bardhëjeshilët, pasi në tri takimet e luajtura këtë sezon kanë hipotekuar vetëm 2 pikë, kundrejt 5 të grumbulluar nga ekipi i Edi Martinit. Egnatia nuk ka fituar kurrë me Teutën në transfertë, madje në 15 takimet e luajtura regjistron 10 humbje 4 barazime dhe vetëm një fitore. Bregdetarët, të cilët ndodhen në vendin e 7- të duan pikë për të siguruar qëndrimin mes më të mirëve në Superiore. Prandaj sfida e 4 majit projektohet tejet e vështirë për të besuarit e Edlir Tetovës. Në kuadër të javës së 35-të, rrogozhinasit do të udhëtojnë sërish në transfertë këtë radhë për t’u ndeshur me Dinamo Sitin.

Kundër bluve, të cilët kanë shpenzuar jo pak dhe duan një vend në “Final 4”, nuk do të jetë aspak e lehtë. Ndonëse Egnatia ka treguar se di të fitojë kundër kryeqytetasve skuadra e Dritan Mehmetit ka një tjetër “stof” në takimet e fundit dhe 90-minutëshi pritet të jetë një luftë e ashpër sportive. Në epilog të kampionatit për këtë sezon barshëjeshilët do të presin në shtëpi Tiranën. Bardheblutë u kanë shkaktuar rrogozhinasve humbjen më të thellë këtë sezon, duke triumfuar në Arena Egnatia me shifrat 0- 5. Skuadra e Erbim Fagut do të synojë deri në frymën e fundit një vend në “Final 4” për të shpëtuar sezonin në krahun tjetër Egnatia luan për të mbrojtur kreun e klasifikimit.

Arena e Lajmit

Paradoksi tek Egnatia, rrogozhinasit humbasin më shumë në… shtëpi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook