“Teknologjia të taksohet më pak”/ Ekspertët e IT: Është sektor me prioritet për punësimin e të rinjve

Tomi është inxhinier informatik. Prej gati 9 vitesh drejton një biznes në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Biznesi i tij prej 6 punonjësish klasifikohet te profesionet e lira që në bazë të VKM-së së vitit të shkruar detyrohet që nga 1 prilli i këtij viti të paguajë tatimin e mbajtur në burim, një taksë e re në masën 15%.

“Ne nuk është se jemi kundër taksave, patjetër që jemi pro-taksave. Duke qenë që teknologjia për opinionin tim duhet të jetë një sektor me prioritet të shtetit shqiptar, dhe nuk mund të jetë e njëjtë me një biznes që shet fruta-perime ose një biznes tjetër, me gjithë respektin për çfarëdolloj biznesi. Por që nuk mund të jetë e njëjtë sepse këto janë biznese që gjenerojnë edhe për ekonominë edhe për të rinjtë shqiptarë që i çojnë në drejtimin e duhur.

Ne si kompani IT paguanim vetëm TVSH 20% dhe nuk kishim tatim fitim 15%, tashmë i kemi të dyja. TVSH-ja 20% është shumë e madhe, sepse ne si kompani ofrojmë vetëm shërbime, nuk është se blejmë kompjutera dhe zbresim TVSH-në. Ndërkohë TVSH-ja për hotelet me pesë yje që janë regjistruar nga qeveria, e kanë TVSH-në 6%, ndërkohë që blejnë pafund nga furnitorë të ndryshëm. IT dhe teknologjia e informacionit duhet të kenë hapësirë për të ulur TVSH-në.

Çështja është që kryeministri ka premtuar që bizneset e vogla do të jenë me tatim zero deri në vitin 2029. Në Gjykatën Kushtetuese është kërkuar rrëzimi i këtij ligji dhe rishikimi i tij nga qeveria”- u shpreh Tomi Kallanxhi, Inxhinier Informatik.


Arena e Lajmit

“Teknologjia të taksohet më pak”/ Ekspertët e IT: Është sektor me prioritet për punësimin e të rinjve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook