Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj, e ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 ka komentuar vizitën e Erion Veliajt në SPAK.
Imeraj theksoi se nuk përjashtohet mundësia që Veliaj të pyetet për një sërë çështjesh hetimore, jo vetëm për inceneratorët, por edhe për dosjen 5D.
Elizabeta Imeraj: Veliaj është thirrur për të parë shkalljen e përfshirjes së tij në aferën e inceneratorëve. Është proces normal.
Ndoshta po merret në pyetje për një sërë procesesh hetimore. Thirrja është nga Prokuroria dhe nuk është shkuarje me vullnet të lirë.
(Arena e Lajmit)