Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë ditën e sotme, në datë 30 prill.
Ka qenë Kiara ajo që ka konfirmuar lajmin e ëmbël duke postuar në instagram një foto ku duken duart e saj, Luizit dhe të voglës së tyre.
Bashkangjitur, moderatorja ka ndarë datën e lindjes së vogëlushes dhe emrin që kanë zgjedhur për të.
Ata kanë vendosur ta quajnë Luna Mari Ejlli. Kështu ata kanë qetësuar edhe dashamirësit e tyre të shumtë pas videos së publikuar nga Luizi në spital mbrëmjen e kaluar. Vip Magazine ka mësuar edhe kuptimin e emrit të bebushes.
Shiko videon më poshtë për ta mësuar: