“As protestojmë as festojmë, ne punojmë” në fushën e Maliqit sot punohet

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve i ka gjetur sot fermerët e fushës së Maliqit duke punar tokat Ata janë në pikun e punës në bujqësi e në këtë mënyrë do të shfrytëzonin cdo ditë pavarsisht domethënies së saj.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se sot është ndalur sot në fshatin Vreshtas për të takuar fermerët që sot zgjodhën të punojnë.

Ajo që vihet re në fushë është dominanca e grave jo më kot janë quajtur aktore të rëndësishme të prodhimit bujqësor dhe që përbëjnë më shumë se gjysmën e forcave të punës në këtë sektor.

Vjoleta,Blerina dhe Floria janë disa nga zonjat që paën mundësinë të shkëputeshin nga vrulli i punës për të treguar proçesin e saj por edhe përditshmërisë e tyre në punët e fshatit.

Besnik Dervishi ëahtë fermeri që ka punësuar zonjat e fshatit Vreshtas ai thotë se puna në fshat nuk i lejon ata të zgjedhin nëse do të festojnë apo do të protestojnë sot.

Pavarsisht se për të me vlerë do të ishte që të protestonik për mungesën e mbështetjes së fermerit dhe ngritjes së cmimit të imputeve bujqësore.

Ndër të tjera ai shhprehwt se fuqia punëtore e kualifikuar është larguar masivisht nga Shqipëria duke bërë që sot të ketë mungesë të theksuar të tyre.

1 Maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve dhe si e tillë pothuajse në të gjithë vendet e botës kjo ditë synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“As protestojmë as festojmë, ne punojmë” në fushën e Maliqit sot punohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook