Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në pikën kufitare të Kapshticës.
Gazetarja Lorena Kodra raportoi për News 24 se shkak për sherrin është bërë radha e skanimit të kamionëve. Për rrjedhojë, një nga shoferët ka plagosur tjetrin. I plagosur mbeti një shtetas 35 vjeç. Autori dhe i plagosuri janë nga Tirana.
“Një shtetas u plagos në Kapshticë. Shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës. 35-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autori është dërguar në komisariat.
Në vendngjarje është sekuestruar thika, ndërsa grupi hetimor po vijon punën. Gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit, për procesin e skanimit”, u shpreh gazetarja Lorena Kodra.
(Arena e Lajmit)