“Hije manipulimi për pranimet në Shkollën e Magjistraturës”, Dhurata Çupi: Kuvendi s’mund të jetë indiferent. Drejtuesit të raportojnë në Komisionin e Ligjeve

Opozita thotë se ka dyshime të forta që procesi i pranimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë në Shkollën e Magjistraturës është manipuluar, ndërsa rezultatet ndryshuan përgjatë tri ditëve. Dhurata Çupi, përsërit thirrjen që drejtuesin e kësaj shkolle të japin shpjegime para Komisionit të Ligjeve.

Reagimi i plotë i Nënkryetares së Komisionit të Ligjeve:

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Ligjeve do të këmbëngulin në kërkesën për transparencë mbi hijet e manipulimit të provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës. Mazhoranca nuk duhet të pengojë as transparencën dhe as llogaridhënien e institucioneve publike, duke garantuar padyshim parimin e ndarjes dhe balancës mes pushteteve.

Zyrtarisht do të ripërsërisim kërkesën për raportim në Komisionin e Ligjeve të Drejtorit dhe Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Administrimi i rregullt dhe korrekt i provimit për pranimin në Shkollën e Magjistraturës të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë është garanci për pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në të ardhmen. Kuvendi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj shqetësimit publik të këtyre ditëve, që ngre dyshime serioze mbi procesin dhe rrezikon besueshmërinë e sistemit të drejtësisë për të paktën 30 vitet e ardhshme.

 

Arena e Lajmit

“Hije manipulimi për pranimet në Shkollën e Magjistraturës”, Dhurata Çupi: Kuvendi s’mund të jetë indiferent. Drejtuesit të raportojnë në Komisionin e Ligjeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook