Një shofer kamioni ka mbetur i plagosur me thikë këtë të mërkurë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Gazetarja Lorena Kodra tha se dy shoferë kamionësh janë konfliktuar midis tyre dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Konflikti ka qenë për motive të dobëta ndërsa të dy mësohet se janë banues në Tiranë.
Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat autorin për të vazhduar me procedurat, ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital.