“Mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan”, Alibeaj: Ligj i gatuar në errësirën e natës, pjellë e pazarit të pamoralshëm politik. PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, me anë të një postimi shprehet se mbi 100 të dënuar për korrupsion janë amnistuar.

Alibeaj thekson se ligji për amnistinë është gatuar në errësirën e natës dhe është pjellë e pazarit të pamoralshëm politik.

Postimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Enkelejd Alibeaj:

25 ditë më parë, rreth 110 deputetë të Kuvendit bashkuan votat për të amnistuar edhe të dënuarit nga SPAK-GJKKO. 25 ditë më parë, përfaqësuesit më të zëshëm të atij bashkimi të turpshëm votash u përbetuan se “asnjë i dënuar për korrupsion nga GJKKO nuk do përfitonte”, apo se “ishin marrë statistika mbi përfituesit potencialë, e thjesht 2-3 policë do përfitonin”.

Sot, mediat BIRN dhe INA, kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan.  Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të denuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim).

Besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe fund të pandëshkueshmërisë Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë! Në thelb, pazari i amnistisë ishte prova gjenerale e një bashkëpunimi i rreth 110 deputetëve në mbrojtje të së shkuares korruptive. Ata u bënë bashkë kundër drejtësisë, e me këtë akt i dhanë goditje të qartë BKH-SPAK-GJKKO. Partia Demokratike që në fillim depozitoi amendamentet kundër amnistimit të të korruptuarve, në mbështetje të SPAK-GJKKO, duke denoncuar pazarin e aleancës antiSPAK në kurriz të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë.

Me raportimin tashmë të fakteve nga media për amnistimin e të korruptuarve, PD do të ndërmarrë cdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duike filluar me kërkesën për  interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan”, Alibeaj: Ligj i gatuar në errësirën e natës, pjellë e pazarit të pamoralshëm politik. PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook