Myrto Uzuni po zhvillon një sezon pozitiv te Granada në aspektin personal. Sulmuesi shqiptar ka luajtur 32 ndeshje, ku ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar 1 asist.
Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re teksa së fundmi ka shfaqur interes Las Palmas. Ky klub pritet të përfitojë në maksimum nga fakti që Granada mund të bjerë nga kategoria, ccka do të bënte qëndrimin e Uzunit mjaft të vështirë.
Në këto kushte, Las Palmas po mendon të propozojë një huazim me opsion blerjeje. Sesi do shkojnë gjërat deri në verë, na mbetet të presim e të shohim.
(J.S/)