Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me shpëtimin e 12 personave nga Policia Kufitare e Vlorës.
Balla shprehet se efektivët dhe Roja Bregdetare janë në krye të detyrës në çdo kohë për të ofruar ndihmë.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Vlorë📍Policia Kufitare🛥️⚓️🛟 dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës për të ofruar ndihmë, siç edhe ka ndodhur sot👏 Por operatorët turistikë duhet të kuptojnë që nuk mund të dalin në lundrim të paçertifikuar dhe se në çdo rast masat ndërshkimore do të jenë të ashpra dhe mjetet detare do të bllokohen sipas ligjit. Nuk mund të rrezikohet kurrësesi nga papërgjegjshmëria jeta e pushuesve.
(Arena e Lajmit)