E ardhmja e Pierre Kalulu mund të jetë ende te Milan për një kohë të gjatë. Edhe pse nuk e ka thënë në mënyrë direkte, vëllai i mbrojtësit kuqezi, Aldo ka lënë të kuptohet diçka e tillë në intervistën e fundit.
“Sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe. Tifozët e duan Pierre dhe kjo është reciproke. Më besoni, ai ka Milanin në zemrën e tij”, u përgjigj Aldo në lidhje me dëmtimet që ndikuan shumë në sezonin 2023/24 të Kalulu. 23-vjeçari është impenjuar në vetëm 6 ndeshje këtë edicion, pa mundur dot të jetë protagonist. Në sezonin e kaluar, lojtari ka luajtur jo pak por mbi 30 ndeshje në Serie A.
(J.S/)