“Arrestoni 30 persona për 3 kg kokainë, i kapni dot ata me tonelata?: Salianji: Ministrat marrin 500 mijë euro për emërimin e shefave të komisariateve…

Deputeti Ervin Salianji, duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ka deklaruar se policia e Shtetit arreston dhjetëra persona për disa kilogram kokainë.

Ai pyeti ministrin Balla nëse ka informacion se disa ministra marrin rreth 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që dalin në përgjimet e Sky.

“Keni fuqi ti kapni këto me tonelata? Arrestoni 30 veta për 3.5 kilogram kokainë.
Është rritur sasia e lëndëve plasëse të trafikuar nga Kosova. Tendecë rritjeje thotë SPAK për armët, ju thoni ulje, kam tendencë të besoj SPAK. Si mund të besohet policia ku në mes të Tiranës ndërtohen 7 kate pa leje me kullave por po bëri diku tjetër një avlli, e arrestoni edhe rrisni statistikat, fshihni rastin e burrit të ministres Ibrahimaj. Keni informacion që ministra nëpërmjet marrin 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që janë në përgjimet e SKy?”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Arrestoni 30 persona për 3 kg kokainë, i kapni dot ata me tonelata?: Salianji: Ministrat marrin 500 mijë euro për emërimin e shefave të komisariateve…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook