Burri i ministres Ibrahimaj plagosi me gozhdë vartësin e saj/ A e mbajti policia të fshehtë sherrin? Vocaj e mohon: S’është ngjarje sensitive për t’u dhënë si njoftim. Autori s’u kap menjëherë, por…

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku u përfshi burri i ministres Delina Ibrahimaj. Andri Ibrahimaj plagosi pas një sherri vartësin e bashkëshortes së tij, Eri Koshaj, drejtorin e ATK-së, por ngjarja nuk u raportua.

“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje. Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje.”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

Burri i ministres Ibrahimaj plagosi me gozhdë vartësin e saj/ A e mbajti policia të fshehtë sherrin? Vocaj e mohon: S’është ngjarje sensitive për t’u dhënë si njoftim. Autori s’u kap menjëherë, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook