Është thuajse “klasike” skema e përdor nga një i ri shqiptar që shiste drogë. Një tregtar i ri me origjinë shqiptare u arrestua më 29 prill, në orën 15:15, nga policia kombëtare, në Aix-les-Bains, në mes të një tregtie heroine.
Ky 21-vjeçar mbërriti në Francë në prill dhe i kalonte ditët duke shitur lëndë narkotike.
Gjatë arrestimit të tij, policia gjeti 14 pako me heroinë pranë pikës së tregtimit dhe 21 pako shtesë gjatë kontrollit. Gjithashtu u sekuestruan pak më pak se 1000 euro.
Sigurisht, paratë ishin rezultat i shitjeve të mëparshme. I riu doli këtë të enjte më 2 maj përpara gjykatës penale të Chambéry.
(Arena e Lajmit)