Man.United ndryshon strategji, të gjithë në shitje, vetëm 3 “djaj” janë të paprekshëm

Në fillim do shesin, më pas do të blejnë. Më në fund, pas shumë vitesh që vetëm blejnë, duke shpenzuar miliona, por thuajse zero rezultate, Man.United ka vendosur të ndryshojë strategji. “Djajtë e kuq” janë të bindur në këtë pikë, nuk mund të vijohet më në këtë mënyrë, për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë përpiluar një listë me lojtarët që janë të paprekshëm.

United
United

The Sun ka zbuluar se të paprekshëm janë vetëm tre lojtarë, Kobbie Mainoo, Rasmus Hojlund dhe Alejandro Garnacho, e gjithë pjesa tjetër e ekipit është nxjerr në shitje. Këto tre lojtarë do të jenë baza e ekipit, merkato e verës do të ndërtohet mbi këta tre lojtarë. Në lidhje me yjet e tjerë të ekipit, nëse mund të quhet të tillë, drejtuesit e klubit janë të hapur për të dëgjuar ofertat.

Ten Hag United
Ten Hag United

Përpara se të nisin fushatën për sezonin e ri, fillimisht duhet kuptuar se kush do të jetë trajneri i ekipit për sezonin e ri. Tan Hag nuk është i sigurt, por diskutimi mbi të ardhmen e trajnerit është spostuar pasi të përfundojë ky sezon, me drejtuesit e klubit që nuk dëshirojnë të shpërqendrojnë ekipin pasi shpresojnë ende se mund të sigurojnë një vend në Evropë.

()

Arena e Lajmit

Man.United ndryshon strategji, të gjithë në shitje, vetëm 3 “djaj” janë të paprekshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook